Lajmet

Domeini i parë global i nivelit më të lartë (.web) regjistrohet nga arabët

Jul 22 2013
0 Shpërndarje
Domeini i parë global i nivelit më të lartë (.web) regjistrohet nga arabët

internet domeinËshtë firmosur nga ICANN kontrata për domeinin e parë global të nivelit më të lartë (generic Top – Level Domain). Bëhet fjalë për një klient arab dotShabka Registry që ka firmosur marrëveshjen për domeinin e nivelit më të lartë 4(C) që shqiptohet .shabaka dhe përkthehet .web.

Ky do të jetë domeini i parë në botë pa limite. Domeini i ri pritet të jetë i disponueshëm në muajt e ardhshëm.

Aplikimet për adresat me shkronja arabe ose për shkronja të tjera jo latine përbënin grupin e parë të domenieve që do të aprovoheshin nga ICANN.

Në lidhje me këtë Yasmin Omer, një prej menaxherëve të dotShabaka Registry është shprehur: “Kjo është një arritje e pabesueshme jo vetëm për ne, por për të gjitha vendet që flasin arabisht. Kjo do të inicializojë një mënyrë të re të përdorimit të Internetit nga njerëzit pasi ka në thelb gjuhën arabe”. (PCWorld Albanian)

Tags >

domain
Lajmet e fundit>