Biznes

Domenet .XXX rikthehen sërish në diskutim

Mar 10 2010
0 Shpërndarje
Domenet .XXX rikthehen sërish në diskutim

Pasi dy herë radhazi u vra pa asnjë lëvizje syri para Korporatës së Internetit për Emra dhe Numra të Caktuar (ICANN), domeni .xxx është ngjallur edhe një herë nga varri. Pasi që bëhet fjalë për herën e tret, mund të themi “e treta e vërteta”.

Sipas BBC, domeni .xxx do të vendoset sërish në tavolinën e diskutimeve kur ICANN mblidhe në Nairobi të Kenya-së, me 12 mars.

Megjithëse fillimisht në vitin 2005, ICANN pranoi planet për domenin .xxx për të vendosur përmbajtjen për të rritur prapa një perdeje virtuale, protestat nga grupet konservative kanë shtyrë grupin që përfundimisht të hedhë poshtë sugjerimin në vitin 2007.

Për shkak se faqet e të rriturve do të ishin në gjendje të ruanin domenët e tyre ekzistues në baz të planit, kritikët argumentuan se po hapet një rrugë e lehtë për fëmijë që t’iu qasen përmbajtjeve të papërshtatshme për ta, pa bllokuar qasjen në ndonjë prej mënyrave të vjetra.

Në anën tjetër përkrahësit e kësaj ideje këmbëngulin se mbaresa universale, realisht do ta bënte më të lehtë filtrimin e përmbajtjeve të të rriturve për fëmijët.

Një panel i gjyqtarëve të pensionuar pranë Qendrës Ndërkombëtare për Konteste vendosi që anulimi i vitit 2007 të rishqyrtohet, sepse nuk ishte i bazuar në një “politikë neutrale, të arsyeshme dhe të drejtë”.

Takimi i 12 marsit do të përcaktojë vetëm nëse ICANN duhet të konsiderojë formalisht domenin .xxx, e jo futjen e një vendimi në fuqi për të lëvizur para me të ose pa të.

Lajmet e fundit>