Lajmet

Domeni .XXX merr dritën e gjelbër

Jun 25 2010
0 Shpërndarje
Domeni .XXX merr dritën e gjelbër

“Ky aprovim paraqet një ndryshim të theksuar për përdoruesit e gjuhës Kineze anembanë botës” tha Rod Beckstrom, President dhe Shef Ekzekutiv i ICANN. “Një e pesta e botës flet gjuhën Kineze dhe kjo do të thotë se ne sapo kemi rritur potencialin e qasjes online për më shumë se 1 miliard njerëz”.

Bordi i ICANN gjithashtu ka votuar edhe në lejimin e aplikimit për domenin kontrovers të nivelit të lartë .XXX. Ky TLD pritet të jetë një domen i veçantë i dedikuar për përmbajtje për të rritur. Bordi ka aprovuar një bashkësi të detajuar të hapave të radhës për aplikimin, duke përfshirë edhe diligjencën, negociatat rreth marrëveshjes dhe konsultimet me Komitetin Këshillues Udhëheqës të ICANN.

“Bordi ka arritur një marrëveshje të arritur me kujdes, duke kushtuar kujdes të veçantë për çdo element” tha drejtori i ICANN, Peter Dengate. “Vendimi i ditës së sotme është valdim i transparencës së ICANN” tha Rod Beckstron, President dhe Shef Ekzekutiv.

Për sa i përket çështjes së domenit të Kosovës, në këtë takim nuk është diskutuar asgjë për këtë çështje. Pritet që në takimin e radhës në dhjetor të këtij vitit në Cartagena të Columbia-së, të ketë diçka potenciale në këtë drejtim.

Lajmet e fundit>