Ja se si

Doo organizon dhe sinkronizon dokumentet tuaja

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Doo organizon dhe sinkronizon dokumentet tuaja

Doo është një organizues automatik dokumentesh që i gjen skedarët në disk, në Dropbox, e madje edhe në emailin tuaj. Përveç tjerash, ai gjen të gjitha dokumentet tuaja dhe i sinkronizon ato në cloud dhe përgjatë shumë kompjuterëve.

Ditëve të sotme nuk mund të ankohemi se nuk kemi vegla për sinkronizim dokumentesh, në fakt kemi vegla shumë të mira si Dropbox, Google Docs dhe InSync për Google Docs, por Doo e ka një qasje krejt ndryshe për këtë gjë. Ai nuk është dizajnuar që të trajtoj çdo skedar të vetëm në makinën tuaj, por çdo lloj dokumenti. Dhe përveç sinkronizimit, ai gjithashtu organizon çdo gjë automatikisht për ju.

Kjo vegël posedon shumë opsione për shfletim dokumentesh në mënyrë kronologjike, por mund t’i gjej dokumentet edhe në bazë të personit, ndërmarrjes, vendndodhjes, llojit të skedarit dhe një mori etiketimesh tjera. Natyrisht kjo vegël e posedon edhe opsionin për kërkim. Për më tepër, ju mund t’i organizoni dokumentet edhe manualisht.

Duhet ta kini parasysh faktin se Doo është ende në fazën testuese, prandaj mos prisni që ai të funksionoj në mënyrë të përkryer. Aktualisht ai është në dispozicion për Windows, përfshirë edhe versionin më të ri të Windows 8 dhe OS X. Versioni për iPhone/iPad, Android dhe Windows Phone 7 pritet të vijë së shpejti, dhe do të ju mundësohet qasje e plotë edhe nga celulari. Nëse keni një rrëmujë me dokumente të cilat doni t’i organizoni pa humbur shumë kohë, atëherë ja vlenë ta provoni këtë vegël.

Ju mund ta bëni organizimin e mëse 2,000 dokumenteve pa pagesë, por për ata që kanë nevojë për të organizuar më shumë dokumente, duhet të abonohen në shërbimin me pagesë, ku shtohen veçoritë shtesë si enkriptimi i klientit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>