Biznes

Dorëzohet Dell, Hp blerës i 3Par

Sep 2 2010
0 Shpërndarje
Dorëzohet Dell, Hp blerës i 3Par

Flamuri i bardhë në betejën më të ashpër teknologjike këtë vit u ngrit disa orë pasi 3Par paralajmëroi se HP ka rritur ofertën e saj të mëparshme për 10 për qind, në 33$ për aksion. Oferta e fundit e Dell ishte 32$ për aksion, pasi HP kishte rritur atë në 30 dollarë gjatë të premtes së javës së kaluar. Oferta e fundit e HP ka vendosur vlerën e 3Par në 2.1 miliard dollarë.

“Ne kemi bërë një qasje të matur përmes procesit dhe kemi vendosur t’i vëmë fund këtyre diskutimeve’ tha Dave Johnson, zëvendës president i lartë për strategji të korporatës së Dell, në një deklaratë zyrtare.

Nën marrëveshjen e bërë më herët mes Dell dhe 3Par, kompania Dell duhet të paguajë 72 milion dollarë për shkak të tërheqjes nga ankandi. 3Par ka thënë në deklaratë se ka pranuar ofertën e HP-së sepse ishte një “propozim superior”.

Beteja për 3Par ka shpërthyer pasi HP nxiti një kundër ofertë ndaj Dell për të blerë 3Par për 18 dollarë. Ankandi shumë shpejtë eskaloi për një kompani që ka humbur të holla për tre vite të qëndrimit si kompani publike dhe për një stok që ka pasur vlerë nën 10 dollarë shumicën e periudhës gjatë këtij viti.

Lajmet e fundit>