Vëzhgim

Dosja e FBI: Steve Jobs i droguar, i pandershëm e koprac

Feb 9 2012
0 Shpërndarje
Dosja e FBI: Steve Jobs i droguar, i pandershëm e koprac

FBI publikoi dosjen sekrete prej 191 faqesh në internet. Një dokument që rezulton shumë herë më “zbavitës” dhe e kundërta e biografisë zyrtare të babait të Apple e publikuar në “New York Magazine”. 

Dokumenti i nis që nga viti 1985, kohë kur Jobs u paraqit në zyrat e federalëve për të kallëzuar një kërcënim që i bëhej nga një person anonim. “Më jep 1 milion dollarë, përndryshe do të hedh në erë”, ishte kërcënimi ndaj Jobs. 

FBI hetoi cështjen në fjalë, por kurrë nuk u arrit tek shantazhuesi. Por emri i Jobs do të rishfaqej në dosjet e FBI-së si kandidaturë për President në Këshillin e Eksporteve nën administratën e George Bush (babai). Ishte një post i lartë dhe me përgjegjësi, post për të cilin institucionet konsultojnë të gjitha të dhënat e kandidatëve, edhe jeta e tyre personale. 

Në grumbullimin e të dhënave për Jobs kanë kontribuar disa agjentë. Në raport babai i Apple përmendet si “përdorues i rregullt i drogës në vitet ’60-’70 (s’kemi të dhëna nëse e përdor akoma) dhe njeri pa integritet”. 

“Shumë agjentë vënë në dyshim integritetin e Jobs si person, një njeri i gatshëm të mohojë të vërtetën dhe të shtrembërojë realitetin për të arritur qëllimet e veta. Në të kaluarën ai nuk u kujdes për vajzën e  tij të ardhur në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore. (Vajza e quajtur Lisa, lindi në vitin 1978 dhe u rrit nëpër institucionet e edukimit shtetëror pasi Jobs nuk njohu atësinë). Nga të dhënat e grumbulluara nga miqtë e ngushtë të tij, mund të themi se moraliteti i tij është i diskutueshëm”, thuhet ndër të tjera në dosjen e stërmadhe të FBI-së.

I vetmi fakt “pozitiv” në dosjen e Jobs është ai që pohon se babai i Apple nuk ka “të afërm në vendet komuniste”. 

Lajmet e fundit>