Softuer

DotA 2 pothuajse gati me versionin beta

Sep 24 2011
0 Shpërndarje
DotA 2 pothuajse gati me versionin beta

Valve tani veçse  është duke bërë përgatitjet e nevojshme për të paraqitur beta versionin e DotA 2, dhe në mes tjerash pritet që ky version të ketë një bashkësi të heronjve ndërkombëtarë të gatshëm për t’u shfrytëzuar nga gejmerët.

“Plani ynë origjinal ka qenë i ndërlidhur me shpenzimin e një kohe të gjatë në beta, duke shtuar veçori të reja dhe gradualisht duke rritur numrin e heronjve deri të arrijmë në nivel krahasues me Dota 1, moment që do të shënonte edhe paraqitjen e DotA 2. Por të dhënat që po marrin nga njerëzit kudo është se ata janë të etur për ta luajtur pavarësisht se do të shtohen me qindra heronjë tjerë. Ne gjithashtu kemi vërejtur se ata që veçse janë në beta po mundohen t’i tregojnë të gjithë të tjerëve sesa argëtim kanë pasur me lojën. Kështu që ne vendosëm se plani ynë origjinal ka qenë gabim dhe duhet t’i bëjmë disa gjëra më shpejt” shpjegoi Valve. 

Nëse jeni të interesuar për të luajtur beta versionin e ri të DotA 2 regjistrohuni këtu për të pranuar një ftes dhe për të pasur emrin në listë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>