Lajmet

Downcount për Android përcjell ngjarjet e rëndësishme duke numëruar ditët

Jun 1 2014
0 Shpërndarje
Downcount për Android përcjell ngjarjet e rëndësishme duke numëruar ditët

fxds7ws5psqhzfviuothAndroid: Aplikacionet e zakonshme për numërim së prapthi i numërojnë orët, minutat dhe sekondat. Downcount i përcjell ngjarjet e rëndësishme duke i shfaqur ato në një numërues ditor. Përdorimi i tij është gjë mjaft e thjeshtë.

Vetëm shtypni shenjën “+” për ta shtuar një numërues të ri, e më pas shtypni emrin dhe datën. Për ta ndryshuar, mbajeni të shtypur për një kohë të gjatë. Ju mund ta fshini një numërues duke e tërhequr anash në cilindo kah. Në të ekziston edhe një mjet për të shtuar numërues individual ose në ekranin tuaj fillestar, ose në ekranin që shfaqet kur e vendosni çelësin.

Downcount është një rrugë e thjeshtë dhe e mirë për të shtuar një numërues të ditëve në pajisjet që përdorin Android 4.1 e lart. Nëse ju duhet ta përdorni një numërues tradicional, ju gjithmonë mund të përdorni komandën “set timer” në Google Now për ta sjell aplikacionin që vjen me Android. Downcount është falas, por mund të paguani 1 dollarë për të larguar reklamat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>