Lajmet

Draft specifika e WebGL sjell 3D uebin një hap më afër

Dec 15 2009
0 Shpërndarje
Draft specifika e WebGL sjell 3D uebin një hap më afër

Grupi ka qenë duke punuar me Mozilla, Apple, Google dhe Opera mbi këtë standard, që lejon aplikacionet JavaScript të lidhen me ndërfaqen grafike të OpenGL. “Paraqitja e draft specifikimit është një hap drejt sjelljes së një API-je 3D pa shtojca në ueb, duke mundësuar kështu shfrytëzim itë drejtpërdrejt nga kutia” shkruan Arun Ranganathan, evangjelisti i standardeve të Mozilla-së.

“Kjo do të thotë se, zhvilluesit mund të përfshihen në evolucionin e WebGL. Pjesëmarrja e komunitetit të uebit është esenciale drejt finalizimit të specifikimit, gjë që shpresojmë ta arrijmë në çerekun e parë të vitit 2010” shtoi ai.

Pavarësisht faktit që specifikimi është ende vetëm draft, ndërtimet e zhvilluara të të gjithë shfletuesve kryesorë, përveç Internet Explorer, kanë të integruar WebGL. Teknologjia në fjalë mund të shtrojë rrugën për dhoma chati 3D dhe ambiente virtuale, që në rend të parë nuk kërkojnë shkarkim masiv.

Megjithatë, gjersa puna në WebGL mund të jetë duke avancuar me shpejtësi, nuk mund të thuhet se ky është i vetmi projekt 3D në treg. Google gjithashtu është duke punuar në projektin e vet O3D përkrah WebGl, që momentalisht ofrohet si shtojcë.

Secili që kërkon të provojë WebGL ka nevojë të ketë kartelë grafike të aftë për OpenGL 2, dhe versionin më të fundit “developer build” të shfletuesit të tyre.

Lajmi në fjalë do të tingëllojë në veçanti zymtë për Microsoft, të cilët kanë vendosur përshpejtimin 3D në zemër të zhvillimit të Internet Explorer 9.

Lajmet e fundit>