Lajmet

Dragon NaturallySpeaking 12 do të jetë 20% me i saktë

Jul 29 2012
0 Shpërndarje
Dragon NaturallySpeaking 12 do të jetë 20% me i saktë

Nuance deklaroi se versioni më i ri i produktit të vet për identifikimin e fjalëve dhe diktimit, NaturallySpeaking 12 do të jetë 20% më i saktë se paraardhësi i tij.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se edhe programi aktual (versioni 11.5) është mjaft i saktë. Nëse versioni i ri do të rritë saktësinë me 20%, atëherë do t’i afrohemi 100%-ës në lidhje me saktësinë e njohjes së fjalëve.

Nuance ka shtuar 100 opsione të reja dhe ka deklaruar se aplikacioni do të jetë më i shpejt dhe më i thjeshtë në përdorim përmes menyve të reja ndihmëse, komanda të reja zërimi dhe shumë karakteristika të tjera që mund të ndryshohen në bazë të preferencave të përdoruesit.

Psh. programi mund të shkruajë cicërima për Twitter duke përdorur aftësinë e tij për të identifikuar fjalët që thotë përdoruesi. Më pas mund ta publikojë atë menjëherë në Twitter (nëse është çaktivizuar opsioni i modifikimit para publikimit).

Në lidhje me pyetjet nëse versioni i Mac i quajtur Dragon Dictate do të pësonte edhe ai këto azhurnime, zëdhënësit e kompanisë u shprehën se ende nuk kanë një version të azhurnuar për sistemin shfrytëzues të Apple. Ata deklaruan vetëm se Dragon Remote, i cili është një aplikacion i iPhone, do të jetë i disponueshëm edhe për Android.

NaturallySpeaking nuk bën vetëm identifikimin e fjalëve dhe transformimin e tyre në tekst. Ai të lejon edhe të përdorësh kompjuterin përmes komandave zanore. Në versionin e ri janë përmirësuar veprimet e programit me Gmail dhe Hotmail. Kjo u jep përdoruesve kontroll të plotë mbi tekstin ndërsa punojnë me këto aplikacione në Internet Explorer 9, Firefox 12 e më lartë, Google Chrome 16 e më lartë.

Edhe përkrahja për Bluetooth ka pësuar përmirësime. Sipas Erica Hill, menaxhere e marketingut të produktit, NaturallySpeaking përkrahë Bluetooth 16kHz – që mundëson cilësi transmetimi më të mirë dhe më të besueshme. Kjo do të jetë pjesë e versionit Premium Edition.

Një karakteristikë tjetër e re është e ashtuquajtura Smart Format Rules. Përmes këtij opsioni, mund t’i ‘mësosh’ programit fjalë dhe shprehje të reja.

Dragon NaturallySpeaking 12 do të hidhet në treg gjatë javës së 13 gushtit 2012. Basic Home Edition kushton 99.99$ ndërsa ai Premium 199.99$. (PCWorld Albanian)

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>