Softuer

Dragon Age: Origins mund të luhet me teknologjinë ATI Eyefinity

Dec 12 2009
0 Shpërndarje
Dragon Age: Origins mund të luhet me teknologjinë ATI Eyefinity

BioWare ka vendosur arnime për lojën me 6 nëntor 2009 dhe me 17 nëntor 2009, të cilat plotësisht i mundësojnë Dragon Age: Origins të punojnë në teknologjinë ATI Eyefinity, duke sjellë kështu rezolucione më të mira. Loja gjithashtu mund të luhet në formën ultra-wide, në konfigurim me tri ekrane. Kjo mundëson një rezolucion maksimal prej 7680 x 1600 piksela.

“BioWare e ka vendosur si prioritet përkrahjen për ATI Eyefinity, dhe kjo fletë fuqishëm rreth besimit të tyre se teknologjia ATI Eyefinity sjellë eksperiencë më të mirë argëtimi” tha Neal Robison i ISV Relationshpi Management pranë AMD. “BIoWare është e njohur për krimin e eksperiencave të jashtëzakonshme dhe të pasura për luajtje dhe është e qartë se ata vlerësojnë mënyrën sesi teknologjia ATI Eyefinity  është gjetur në kartelat më të fundit ATI Radeon, që ndihmon në pasurimin e mëtutjeshëm të eksperiencave për lojtarë”.

Dragon Age: Origins është një lojë e shkëlqyer dhe përmes kësaj teknologjie në universin Dragon Age, loja sigurisht do të sjellë një eksperiencë ultimative argëtuese.

Teknologjia ATI Eyefinity përkrahet nga këto kartela: ATI Radeon HD 5970, ATI Radeon HD 5870, ATI Radeon HD 5850, ATI Radeon HD 5770 ose ATI RAdeon 5750.

Lajmet e fundit>