Intervista

Drejtori i RIM përdor Samsung Galaxy S III

Jul 10 2012
0 Shpërndarje
Drejtori i RIM përdor Samsung Galaxy S III

Drejtori ekzekutiv i Reseach in Motion, Thorsten Heins kohë më parë dha një intervistë në të cilën me gazetarin e CIO foli për situatën aktuale në kompaninë e tij, problemet me të cilat po ballafaqohen momentalisht si dhe tema tjera të rëndësishme.

Por, duket se biseda morri një kah joformal kështuqë biseduan edhe për disa gjëra të parëndësishme si psh,. për kuptimin e jetës dhe pajisjet që Heins i përdor.

Në pyetjen direkte se a përdor ndonjë pajisje tjetër përveç BlackBerry, Heins u përgjegj se përdor Samsung Galaxy S III. Ai poashtu tha se ka përdorur edhe iPhone të cilin është dashur ta ketë në mënyrë që ta kuptojë sa më mirë teknologjinë e ekranit me prekje.

Natyrisht, nuk është e ndaluar që drejtori i një kompanie të përdor produktet e konkurrencës, mirëpo pyetja është se a është kjo gjë e mençur, veçanërisht të flasësh për këtë gjë publikisht. Megjithatë, nuk besojmë se kjo gjë do të bëjë bujë siukurse atëherë kur Steve Ballmer u “çmend” kur i’a gjeti iPhone-in një punonjësi të Microsoft-it.

Me këtë rast duhet ta kujtojmë edhe Ferdinand Piëch, drejtorin e dikurshëm të Volkswagen, i cili si veturë personale atëkohë përdorte Jeep Grand Cherokee. Rastësisht apo jo, më vonë edhe Volkswagen lansoi në treg SUV VW Touareg i cili arriti sukses të jashtëzakonshëm në treg.

A do të përsëritet kjo gjë edhe me BlackBerry mbetet të shihet deri në vitin e ardhshëm kur në tren të arrijnë pajisjet e para BlackBerry 10. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>