Lajmet

Drejtuesi i inxhinierisë së iOS-it në Apple është larguar nga kompania

Nov 4 2013
0 Shpërndarje
Drejtuesi i inxhinierisë së iOS-it në Apple është larguar nga kompania

henri_lamiraux_large_verge_medium_landscapeVetëm pak javë pas lëshimit të iOS 7, zëvendës presidenti i Apple për inxhinieri të iOS-it, Henri Lamiraux, është pensionuar dhe është larguar nga ndërmarrja, raporton 9to5 Mac.

Një vëzhgim i shpejt në faqen e tij në Facebook e konfirmon lajmin. Lamiraux, i cili iu bashkua ndërmarrjes Apple në vitin 1990, punoi për së afërmi me udhëheqësin e iOS-it, Scott Forstall në iPhone-n origjinal dhe e ka emrin e tij në një numër të patentave të rëndësishme.

Së fundi, ai punoi nën udhëheqjen e Craig Federighi, i cili është në detyrë për softuer në masë më të gjerë në Apple.

Lamiraux planifikoi që të japë dorëheqje pasi Apple lëshoi iOS 7, që është ndryshimi më i madh mobil ndonjëherë i këtij sistemi, raporton 9to5 Mac. Largimi i tij do të ndjehet si brenda, ashtu edhe jashtë ndërmarrjes.

Lamiraux së fundi ka udhëhequr sesionet edukative në WWDC, që është ngjarja vjetore e Apple për zhvillues. Nuk është e qartë se kush do ta zëvendësojë atë si inxhinier udhëheqës i iOS-it në Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>