Harduer

“Dritare e mençur dhe transparente” nga Samsung

Jan 15 2012
0 Shpërndarje
“Dritare e mençur dhe transparente” nga Samsung

Por çka ka të re nga kompania prej Koresë së Jugut? Bëhet fjalë për një Dritare të re të Mençur dhe Transparente, që siç e thotë emri “Transparent Smart Windows”, është transparente dhe iu mundëson përdoruesve të shikojnë pamjen në pjesën e prapme të ekranit. 

Funksionet e panelit LCD janë të ngjashme me atë të ekraneve të përditshme, por dallimi është se kreacioni më i fundit i Samsung është diçka që mund të shfrytzëoni për të shikuar edhe përtej ekranit tuaj. Për ata që kanë qejf edhe të shfletojnë ueb faqet e edhe të shikojnë se çfarë po ndodh në dhom, Transparent Smart Window është zgjidhja e duhur. 

Në aspektin teknik, transparenca e LCD’s së re është rreth 15% – 20%, që është më e madhe krahasuar me 5% sa ofrojnë LCD’të e tanishëm. Me shfrytëzim praktik të paneleve të reja LCD që janë end në skenë, inovacioni i shpalosur në CES 2012 sigurisht tërheq vëmendjen dhe është vetëm çështje kohe derisa të paraqitet në treg. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>