Lajmet

Driveri i ri i Nvidia rrit performancën e lojërave DirectX 12 me 33%

Mar 9 2017
0 Shpërndarje
Kur bëhet fjalë për performancë, të shumtë janë ata që mendojnë se grafikat Radeon ka një avantazh ndaj GeGorce në lojërat DirectX 12. Driveri i ri i Nvidia rrit performancën e lojërave DirectX 12 me 33%

Kjo nuk ka qenë asnjëherë një e vërtetë universale siç mendojnë njerëzit dhe sot Nvidia ka adresuar njëherë e mirë këtë mit me një përditësim driverash të cilat rritin performancën.

“Duke rafinuar kodin e driverave tonë dhe duke punuar më afër me zhvilluesit, Nvidia do të ofrojë një performancë më të lartë deri 16% në disa tituj DirectX 12,” u shpreh PR i Nvidia, Brian Burke në një njoftim për shtyp.

Konkretisht ja disa shembuj që tregojnë ndryshimi e performancës:

  • Ashes of the Singularity – 9%
  • Gears of War 4 – 10%
  • Hitman – 23%
  • Rise of the Tomb Raider – 33%
  • Tom Clancy’s The Division – 4%

Në Hitman dhe Tomb Raider, Nvidia ka arritur të gjenerojë performancë disaherë më të lartë e mundur vetëm duke ndërruar kartën grafike deri dje.

Pas testimeve të GTX 1070 dhe 1080, u vu re një rritje e ndjeshme e performancë deri në 63.3 frekuenca në sekondë në rezolucion 4K. Driveri i ri i Nvidia gjithashtu sjell mbështetje për GeForce GTX 1080 Ti. /PCWorld Albanian

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>