Lajmet

DroidWall – Mbrojtja nga sulmet në Android

May 25 2012
0 Shpërndarje
DroidWall – Mbrojtja nga sulmet në Android

DroidWall, është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të dhënat në telefonët Android. Por, përse është ky aplikacion kaq i mirë?

DroidWall, një softuer për smartfonët që funksionojnë me sistemin operativ Android, na jep mundësinë që të specifikojmë aplikacionin që ne duam të lidhet me Internetin duke na dhënë më shumë kontroll mbi celularin tonë, dhe na mundëson të mbrohemi ndaj sulmeve të padëshiruara gjatë lidhjes në Internet.

Gjatë lidhjes në Internet, shumë aplikacione shfaqin të dhënat tona një pale të tretë dhe atë pa dijeninë tonë, ose mund të ndodhë edhe shkelja e privatësisë. DroidWall, i ofron mundësi përdoruesit të ketë vetëkontroll të të dhënave të tij personale.

Ai kontrollon se cili aplikacion mund të lidhet me Internetin ku secili aplikacion ka dy mënyra lidhjeje: e para është përmes lidhjes Wireless (Wi-Fi) dhe tjetra është për lidhjen përmes operatorit. Kliko mbi zgjedhjen, lërë pa klikuar ose anulo lidhjen dhe pas zgjedhjes së veprimeve të dëshiruara, dhe aktivizoni Firewall-in.

Bllokimi i aplikacioneve mund të shkaktojë telashe më vonë ku ato mund të mos funksionojnë në mënyrën e duhur dhe të saktë, dhe prandaj sugjerohet që të tilla aplikacionet të mbahen gjithmonë të hapura ndaj lidhjes në Internet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>