Harduer

Dronët dhe e ardhmja e tyre që premton

Oct 17 2014
0 Shpërndarje
Dronët dhe e ardhmja e tyre që premton

id-2069060-lifestyle_ardron2_nevada_hd_2-100155066-largeDronet shpesh herë njihen nga të gjithë si avionë pa pilot ku kohët e fundit kanë filluar të bëhen pjesë e pazëvendësueshme në hulumtimet dhe kërkimet jo vetëm shkencore, por edhe sociale madje dhe ushtarake në shërbime nga më të ndryshme. Mbase në një të ardhme jo të largët ato do të jenë pjesë e rëndësishme e jetës tonë duke kryer funksione mjaft jetike. Por çfarë dobie mund të kemi nga këto avionë pa pilot?

Në artikuj të ndryshëm mund të keni hasur një iniciativë për qëllime shkencore, projektin Internet.org. Ky projekt lançuar nga Facebook në bashkëpunim me disa partnerë dhe sipërmarrës të ndryshëm ka për qëllim të ofrojnë akses në internet në rajone kryesisht të botës së tretë ku mungojnë infrastrukturat. Por si do të realizohet kjo? Facebook ka bërë me dije se në laboratorët e tij po punohet që të ofrohet akses interneti për mes droneve (avionëve pa pilot), ndërsa në një lajm para pak javësh, shefi i laboratorit të konektivitetit të Facebook tha se këto drone do të kishin madhësinë e një Boeing-u 747. Mundësia që një dron i tillë të shfaqet në qiej do të realizohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Mendoni se mbaroi me kaq? Në datë 25 shtator të muajit të shkuar, posta gjermane DHL njoftoi se së shpejti do të lançonte fluturime të droneve për të transportuar mjete urgjence dhe të tjera gjëra të dobishme për në ishullin verior Juist. E përshkruar ndryshe si një projekt kërkimor, kjo është hera e parë që në Europë fluturon një avion pa pilot. Ky dron mund të fluturojë deri në 18 metër për sekondë në një lartësi 50 m. Ka një peshë prej 5 kg dhe mund të mbajë një peshë 1.2 kg. DHL për realizimin e këtij projekti ka bashkëpunuar me Institutin e Sistemeve Dinamike Ajrore pranë universitetit Aachen.

Por kemi një tjetër lojtar mjaft ambicioz që dëshiron të hyjë në botën e droneve dhe të gjithë e njohim, Google. Qëllim i tyre është ofrimi i internetit Wireless dhe fillimisht do të fillojnë me New Mexico. Qëllimet e tyre u bënë publike me datë 15 shtator ku edhe i kërkuan Komisioni Federal të Komunikimit leje për përdorimin e disa blloqeve të frekuencave për të testuar internetin Wireless përmes droneve. Google për këtë bleu kompaninë Titan Aerospace e cila është e specializuar në zhvillimin e sistemeve ajrore pa pilot në lartësi të mëdha.

Amazon, distributor online mjaft i njohur gjatë verës kishte njoftuar planet e saja për të lançuar një shërbim dërgesash përmes droneve e quajtur Amazon Prime Air dhe ata kishin nënshkruar një marrëveshjen me autoritetin e aviacionit civil amerikan për kryerjen e testimeve. Amazon citon se implementimin e këtij shërbimi po e bënte për arsye të interesit publik sepse në SHBA ligji lejon që dronet të fluturoinë vetëm nga kompani të cilat i prodhonin dhe jo biznese komerciale si Amazon.

Në Europe gjërat janë paksa ndryshe. Dronet civile në disa shtete po përdoren gjerësisht me qëllim monitorimin e infrastrukturave si dhe në raste fatkeqësie natyrore, por që përdoren vetëm në nivel kombëtar dhe jo nga njëri shtet në tjetrin. Komisioni Europian kishte thënë në muajin prill se po punonte në vendosjen e standardeve për operimin e droneve civile me qëllim mbulimin e problemeve të tilla si siguria, privatësia, mbrojta e të dhënave madje nuk përjashtohej as mundësia për të transportuar edhe libra nga distributori juaj online i preferuar.

Mundësia dhe implementimi i këtyre droneve është i gjerë dhe çdo ditë shohim iniciativa të reja kryesisht në përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve në rajone ku mungojnë realisht.

Nuk mund të përjashtojmë nga ky artikull edhe një lajm në faqen kryesore të prestigjiozes britanike The Guardian ku thuhej “Nacionalizmi Ballkanas u zgjua nga një sulmi i një droni”. E gjithë bota e pa momentin kur një dron 500 dollarësh Phantom FC40 fluturoi mbi qiellin e stadiumit të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri duke mbajtur një flamur të Shqipërisë së Madhe Etnike e cila rezultoi në trazira të dhunshme dhe gjuhë të ashpër racizmi dhe urrejtjeje. The Guardian vazhdon më tej duke thënë një pjesë elektronike Hi-Tech kthen pas ideologjinë mesjetare, megjithëse nuk ishte droni më i keq që kishim parë sepse njerëzit në Pakistan dhe Afganistan tremben kur shohin një të tillë në qiell të cilët përdoren për operacione ushtarake. Nuk na mbetet gjë tjetër tu themi veçse mirëserdhët në epokën e droneve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Dronët
Lajmet e fundit>