Analiza

Dronët e Facebook që do të ofrojnë akses në internet kanë madhësinë e një Boeingu 747

Sep 25 2014
0 Shpërndarje
Dronët e Facebook që do të ofrojnë akses në internet kanë madhësinë e një Boeingu 747

Boeing-747-8-Intercontinental.0_standard_800.0Ka pak muaj që ne e dimë se Facebook dëshiron të ofrojë akses në internet wireless në vende të planetit pa lidhje interneti duke përdorur drone të pajisura me lazera dhe që furnizohen nga energjia diellore. Por tashmë disa nga liderët e projektit kanë zbuluar më shumë detaje të habitshme përfshi faktin se Facebook do të prodhojë drone të madhësisë së një Boeing-u komercial 747 dhe do ti mbajë ato në fluturim për muaj me radhë, madje vite.

Drejtori i departamentit të inxhinierisë tek laboratorët e konektivitetit të Facebook-ut, Yael Maguire tha në një intervistë për Mashable ditën e hënë: “Në mënyrë që këto “aeroplanë” të fluturojnë, të fluturojnë për muaj apo vite me radhë, ne duhet që ti bëjmë të fluturojnë përtej kushteve atmosferike, madje edhe mbi hapësirën e ajrore ku qarkullojnë avionet komerciale. Maguire më pas tha se dronet duhet të mendohen si aeroplanë sepse ata do të kenë madhësinë e një aeroplani komercial, si 747 (Boeing 747 është aeroplani i dytë komercial më i madh në botë). Më pas ai bëri një krahasim lidhur më dizajnin e këtyre droneve në laboratorin e Facebook duke thënë se do të kenë një gjatësi prej “shtatë ose tetë Toyota Priuses” po tha se pesha e tij do të ishte sa pasha e katër gomave të një Toyota.

Është e paqartë se ku dhe kur Facebook do të lançojë dronët e parë më lidhje internet. Maguire tha se shpreson se do të jetë i aftë të testojë një të tillë në SHBA në 2015. India dhe 21 shtete të tjera në Amerikën Latine, Afrikë, dhe Azi po shikohen si një mundësi. Gjithashtu është e paqartë sesi do të procedohet ndaj kufizimeve në hapësirën ajrore të këtyre shteteve. Facebook po punon për të sjellë konektivitet në Internet dhe sigurisht rrjetin e saj social me qëllim, zhvillimin e shteteve përmes organizatës së saj jo fitimprurëse Internet.org lançuar vitin e shkuar. Po ashtu Facebook ka angazhuar në këtë projekt kompanitë Ericsson, Nokia, Qualcomm dhe Samsung, por një zëdhënës i Facebook tha se kompania nuk po punon më të tjerët për projektin e droneve.

Ndërkohë, Google veçmas po “ndjek” internetin wireless duke përdorur dronet dhe balonat përmes projektit Loon, por që vetëm ka bërë disa testime të pakta të sistemeve të saj deri tani. Për momentin, ideja e ofrimit të internetit tek njerëzit nga një avion pa pilot mbetet një propozim mjaft ambicioz. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>