Harduer

“Dronët” lejohen në qiejt e Amerikës

Mar 9 2014
0 Shpërndarje
“Dronët” lejohen në qiejt e Amerikës

20121206_Team_BlackSheep_LeWeb_005_610x457Të pasionuarit pas “dronëve” (pajisjet e telekomanduara) tani mund të fillojnë të eksperimentojnë më shumë këto pajisje të reja. Përdorimi për të gjithë “dronët” për qëllime komerciale u bë i ligjshëm në Amerikë.

Edhe pse ende është e paqartë se sa do të zgjasë kjo “leje”, është një hap i madh dhe pozitiv për “dronët” si pajisje që po rriten në përdorim. Një gjykatë vendosi se vendimi i Administratës Federale të Aviacionit për ndalimin e “dronëve” për gjashtë vjet nuk i bindet ligjeve. Vendimi i tij është i një niveli më të lartë dhe tashmë njerëzit mund të vënë në fluturim pajisje të vogla pa emër, si “dronët”.

Rasti që çoi në ndalimin e “dronëve” erdhi pikërisht nga një krijues i tyre, Raphael Pirker. Ai u gjobit me një shumë prej 10,000 dollarë nga Administrata Federale e Aviacionit sepse përdori një “dron” për të filmuar pamje ajrore nga kampusi i Universitetit të Virxhinias, duke e ngjitur kamerën në “dron”.

Për këtë çështje, Pirker argumenton se AFA nuk e bëri një rregull zyrtar ndalimin e të gjitha modeleve të mjeteve fluturuese. Nisur nga kjo, gjykatësi tha: “AFA nuk ka vendosur një rregull të detyrueshëm për operimin e modeleve të mjeteve fluturuese. Prandaj, modeli i mjetit fluturues të të akuzuarit nuk përbën një subjekt që duhet t’i bindet ligjeve dhe rregullimit të AFA.” tha gjykatësi në deklaratën e tij për çështjen.

Përdorimi i “dronëve” për qëllime komerciale është në modë muajt e fundit. Lajmi i Amazon për përdorimin e “dronëve” për dërgesat e blerjeve bëri shumë bujë. Por gjithsesi, para se të përhapet si epidemi, prodhuesit e “dronëve” duhet që fillimisht të sqarohen mirë me ligjet e SHBA-së për përdorimin e tyre që të shmangen raste si ai i AFA-së me padi për gjobitje.

Vende të tjera kanë filluar ta lëshojnë dorën për disa përdorime komerciale. Emiratet e Bashkuara Arabe lajmëruan muajin e kaluar se kanë filluar me testimet me “dronët” e tyre të paemëruar për të dërguar dokumente zyrtare brenda vendit. Të njëjtën gjë kanë filluar dhe Kina e Australia.

Ndërkohë, në SHBA, AFA e ka liruar pak dorën me përdorimin e “dronëve”. Në nëntor, Administrata lëshoi një listë me rregulla se kur e në cilat raste mund të përdoret një “dron”. Pas seancës gjyqësore, AFA deklaroi se do të bënte akoma më shumë lëshime në përdorimin e “dronëve”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>