Harduer

Dronët taksi pritet të pushtojnë qiellin e Dubait në Korrik

Feb 14 2017
0 Shpërndarje
Një dron i aftë të transportojë njerëz do të fillojë fluturimin e parë në Korrik lajmëroi Agjensia e Transportit dhe Rrugëve në këtë qytet. Dronët taksi pritet të pushtojnë qiellin e Dubait në Korrik Photo Source: Associated Press

Modeli kinez eHang 184 tashmë ka filluar fluturimet testuese. Droni mund të mbajë një person që peshon deri në 100 kg me një kohëzgjatje fluturimi prej 30 minutash.

Pasagjeri do të ketë në dispozicion një ekran me prekje për të zgjedhur destinacionin. Nuk ka kontrolle të tjera brenda mjetit dhe është i vetë pilotuar nga një komandë qëndrore, sipas një videoje të publikuar nga agjencia.

Droni mund të flutorojë me shpejtësi deri në 160 km/h me një rreze deri në 50 km me një ngarkim të vetëm baterie.

Muajin e kaluar firma Izrealite Urban Aeronautics deklaroi se droni i tyre për pasagjerë – i dizajnuar për ushtrinë – mund të jetë në përdorim deri në 2020. Ky dron 14 milion dollarësh mund të mbajë 500kg në shpejtësi 185 km/h. /PCWorld Albanian

Tags >

Dronët
Lajmet e fundit>