Blog

Droni 200 dollarësh rrëzohet nga një raketë patriot 3 milion dollarëshe

Mar 16 2017
0 Shpërndarje
Një raketë patriot e cila kushton afro 3 milion dollar u përdorur për të rrëzuar një dron  200 dollarësh thanë burime të ushtrisë Amerikane. Droni 200 dollarësh rrëzohet nga një raketë patriot 3 milion dollarëshe Photo Source: AFP

Sulmi u bë nga një aleat i Shteteve të Bashkuara. Rraketat patriot janë armë të cilat komandohen përmes radarëve për të rrëzuar objektiva ajrore armike si avionë dhe raketa.

Muajt e fundit ka pas raportime se grupe ekstremiste në Irak po përdorin dronët komercial kundër forcave të sigurisë. Megjithatë përdorimi i një sistemi raketor si mbrojtje të në tilla raste nuk është mënyra e duhur për të shpenzuar para.

Në të vërtetë armiku do të jetë duke menduar blerjen qindra dronëve komercial për të shpenzuar të gjitha raketat patriot.

Aktualisht ky sistem ushtarak përdoret nga 12 shtete ku në mesin e tyre janë SHBA, Hollandë, Gjermani, Japoni, Izrael dhe Arabia Saudite. /PCWorld Albanian

Tags >

Dronët
Lajmet e fundit>