Lajmet

Dropbox arnon një vrimë sigurie dhe çaktivizon veçorinë e ndarjes së dokumenteve për disa ditë

May 7 2014
0 Shpërndarje
Dropbox arnon një vrimë sigurie dhe çaktivizon veçorinë e ndarjes së dokumenteve për disa ditë

dropbox-645x250Dropbox ka bërë një ndryshim në një veçori të saj e cila u lejonte përdoruesve të ndanin lidhje për dokumentet në llogarinë e tyre, pasi shfaqi një dobësi që u jepte mundësi palëve të treta akses në të dhënat në serverat e saj.

Në një postim në blog kompania ka sqaruar ndryshimin dhe problemin e shfaqur dhe si rezultat i kësaj dobësie, që çonte në ekspozimin e informacionit të përdoruesit. Kështu që nëse një përdorues i Dropbox shpërndante një dokument që përmban një Hyperlink për në një uebsite të palëve të treta, kjo çonte në rrezikimin e informacionit privat të përdoruesit.

Dropbox thotë se nuk është në dijeni nëse ndonjë informacion është kompromentuar përmes kësaj vrime të sigurisë. Për të zvogëluar rrezikun potencial, ata e kanë çaktivizuar tërësisht mundësinë për të shpërndarë lidhje të dokumenteve që përmbajnë “Hyperlink”. Kjo veçori do të rikthehet në ditët në vazhdim. Ndërkohë Dropbox thotë se veçoria e ndarjes së dokumenteve funksionon shumë mirë për të dhënat e tjera të cilat nuk janë të rrezikuara nga kjo dobësi.

Eksperti i sigurisë, Graham Cluley thekson se ky problem gjithashtu mund të prekë përdoruesit e shërbimit “cloud”, Box. Ai paralajmëron përdoruesit e shërbimeve Cloud të mbajnë të gjithë lidhjet e shpërndara, private, për të shmangur rrezikimin e informacionit privat nga palët e treta. (PCWorld Albania)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>