Lajmet

Dropbox blen aplikacionin e postës elektronike Mailbox

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
Dropbox blen aplikacionin e postës elektronike Mailbox

Lajmërimi për blerjen e postës së famshme elektronike Mailbox nga Dropbox u publikua dje on line nga të dyja kompanitë.

Punonjësit e Mailbox u shprehën se ky aplikacion që mundëson dërgimin e mesazheve Gmail në iPhone ose iPod Touch ka nevojë për një kompani si Dropbox për t’u rritur.

Është e nevojshme që aplikacioni të zhvillohet edhe për pajisje të tjera, por kompania e vogël me 14 persona nuk mundet ta realizojë këtë.

Në postim shkruhej: “Për të qënë më të qartë Mailbox nuk do të shkrihet. Produkti ka nevojë të rritet shpejt dhe ne besojmë se bashkimi me Dropbox është mënyra e duhur për ta arritur. Imagjinoni sa interesante do të ishte nëse posta juaj elektronike të lidhej me Dropbox.”

Kapaciteti i shërbimit të kompanisë Mailbox është rritur deri në 2000 herë krahasuar me momentin e lançimit dhe dërgon rreth 60 milion e-maile çdo ditë.

Sipas Dropbox aplikacioni zgjidh problemin ngarkesës të postës elektronike gjë që përputhet me misionin e kësaj kompanie.

Gmail-i përballë Outlook.com: Cili ofron një shërbim më të mirë

Gjithashtu Mailbox ka dhe disa karakteristika të tjera si thjeshtësinë dhe paraqitjen e këndshme. (PCWorld Albanian)

Dropbox Mailbox

Lajmet e fundit>