Biznes

Dropbox blen prodhuesin e aplikacioneve mobile Endorse

Jul 21 2013
0 Shpërndarje
Dropbox blen prodhuesin e aplikacioneve mobile Endorse

dropboxDropbox ka blerë Endorse, që është prodhues i një aplikacioni mobil që ofronte marrëveshje për blerësit kur ata blenë produkte nga brende të caktuara.

Hollësitë financiare të blerjes nuk janë zbuluar.

Endorse është ndalur më 19 qershor, duke iu treguar përdoruesve të vet që deri në fund të atij muaji do shpengonin çfarëdo pengese që kishin ata në llogaritë e tyre dhe të zhvendosnin “paratë e Endorse” në llogaritë e tyre bankare.

I themeluar në vitin 2010, Endorse ka marrë 4.25 milionë dollarë nga SV Angel dhe Accel Partners dhe kishte bashkëpunuar me brendet si Proctor & Gamble, General Mills dhe Pepsico, që ishin të interesuar jo vetëm në ofrimin e nxitjeve për konsumatorët potencialë, por edhe në marrjen e informacioneve për shprehitë e blerëve të konsumatorëve.

Nuk është e qartë nëse Dropbox e bleu Endorse për produktin ose për njerëzit që e kanë ndërtuar dhe mirëmbajtur aplikacionin për ruajtje të parave.

Në një deklaratë të dërguar për CNET gjatë ditës së shtunë, një përfaqësues i Dropbox tha vetëm që “Dropbox ka blerë Endorse, dhe ne jemi të gëzuar që të kemi talentin e tyre të nivelit të lartë që t’i bashkohen në skuadrën e Dropboxit.” (PCWorld Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>