Lajmet

Dropbox do të lidhë llogaritë personale dhe ato të biznesit gjatë muajit të ardhshëm

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Dropbox do të lidhë llogaritë personale dhe ato të biznesit gjatë muajit të ardhshëm

dropboxKemi lajme të mira për përdoruesit e shërbimit të ngarkesës në cloud Dropbox: së shpejti, ju do të jeni në gjendje që të kaloni nga skedarët personalë tek ata të punës pa pasur nevojë që të futeni dhe të dilni në secilën llogari përkatëse në vazhdimësi.

Ky mjet do të jetë në dispozicion vetëm për ata që e përdorin Dropbox-in për Biznes, me të cilën gjë do të ofrohet qasja e menjëhershme në skedarët e përbashkët të korporatës dhe dokumenteve të veta. Natyrisht, mundësia për të menaxhuar dy llogari nga një vend do të jetë e mundshme të shfrytëzohet edhe nga smartfonët dhe tabletët e juaj, e po ashtu edhe nga desktopi.

Kompania për ngarkesë në cloud së pari e paraqiti veçorinë për një qasje të vetme në testimin beta të bërë gjatë fundit të vitit të kaluar, por tani zyrtarisht pritet të lëshohet më 9 prill. Sipas The Verge, Dropbox do të lajmërojë edhe “mjete të reja për administratorët” në atë datë. Duke e parë konkurrencën e rritur së fundi nga Google Drive, nuk do të ishte befasi nëse do të kishim ndryshime të çmimeve edhe për Dropbox. (PCWorld Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>