Lajmet

Dropbox drejt sipërmarrjeve me produktet e reja Smart Sync dhe Paper

Jan 31 2017
0 Shpërndarje
Dropbox e filloi 2017-ën me një set produktesh të reja të cilat i prezantoi ditën e Hëne në një njoftim për shtyp. Dropbox drejt sipërmarrjeve me produktet e reja Smart Sync dhe Paper Photo Source: IDG

Me në fokus rritjen e produktivitetit, kompania e shërbimit cloud filloi ofrimin e shërbimit Paper për të gjithë si dhe lançoi një version beta të Smart Sync.

Gjatë evenimentit të mbajtur në San Francisco, kompania e njohur e shërbimeve cloud Dropbox prezantoi dy produktet më të fundit: Smart Sync i njohur si Projekti Infinite dhe Dropbox Paper.

Prezantuar në 2015, me Paper përdoruesit mund të krijojnë një hapësirë virtuale pune të përbashkët. Është dizenjuar për të qenë produkti që njerëzit përdorin për detyra të përbashkëta dhe mbajtjen e shënimeve gjatë takimeve.

Me versionin zyrtar të tij, Dropbox shtoi disa funksionalitete të reja si organizimi i përmbajtjes sipas projekteve dhe caktimi i detyrave për anëtarët e ekipeve. Smart Sync dhe Paper janë të disponueshme në Dropbox Business dhe Enterprise që nga 30 Janari.

Me dy produktet e fundit, qartësisht Dropbox po kërkon të jenë diçka më shumë sesa një kompani e shërbimeve cloud. Megjithatë është i rrethuar nga konkurrenca e ashpër kur bëhet fjalë për softuerin e sipërmarrjeve.

Dropbox do ti duhet të përballet me Microsoft SharePoint, Slack, Evernote, Google dhe Atlassian njëherazi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>