Lajmet

Dropbox dyfishon memorien për planin profesional në 2TB

Jul 30 2018
0 Shpërndarje
Dyfishimi i planeve tarifore është pa pagesë. Aktualisht plani profesional kushton 200 dollar në vit. Dropbox dyfishon memorien për planin profesional në 2TB

Dropbox dyfishoi sasinë e memories për konsumatorët profesionalë nga 1TB në 2TB.

Në një postim në blog kompania tha se pas këtij vendimi është rritja e përdorimit të skedarëve të rezolucionit të lartë, videove 4K dhe prezantimeve interaktive.

Dyfishimi i planeve tarifore është pa pagesë. Aktualisht plani profesional kushton 200 dollar në vit.

Nëse jeni një përdorues i Dropbox Business, do të përfitoni 1TB edhe ju. Gjithashtu ekipet të cilët paguajnë 12.50 dollarë në muaj për përdorues me planin Business Standard do të përfitojnë rritje nga 2TB në 3TB.

Ndryshimet e reja hynë në fuqi ditën e sotme për përdoruesit e rinj ndërsa konsumatorët aktuale do të përfitojnë në javët në vijim. /PCWorld Albanian

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>