Lajmet

Dropbox e bën më të lehtë shikimin e PDF-ve

Feb 16 2013
0 Shpërndarje
Dropbox e bën më të lehtë shikimin e PDF-ve

Vetëm disa ditë pas shtimit të një grupi veçorish të reja në Dropbox për Ekipe, kompania për hapësira në cloud nxorri një version të ri të aplikacionit të vet për iOS, i cili paraqiti disa veçori të dobishme shtesë.

Për fillestarët, ai ka shtuar një vëzhgues të përmirësuar të PDF-it, që mundëson zhvendosjen në çfarëdo faqeje në dokument duke shtypur thumbnail-in. Ёshtë vërtet mjaft e mirë.

Përditësimi mundëson gjithashtu që njoftimet e reja të shfaqen menjëhere (push) për dosjet qe ju ndani – një veçori që tani është në dispozicion edhe në Android.

Vëzhguesi i ndryshuar i PDF-ve do të jetë veçanërisht i mirëseardhur për përdoruesit e bizneseve, sepse jo vetëm ofron paraqitjen e shumë faqeve në të njëjtën kohë për zhvendosje më të lehtë, por ai mundëson kërkimin për fjale kyçe ose fraza në dosjen e formatit PDF.

Një fakt interesant që vlen të theksohet për këtë – Dropbox po përdor një komponent të quajtur PSPDFKit, nga palë të treta me pagesë. Stephen Poletto nga Dropbox paraqiti këtë lajm në Twitter gjatë ditës së premte.

Si të editoni PDF në Word 2013

Një veçori tjetër e shtuar për profesionistët është mundësia që të listohen skedarët në bazë të datës sipas të cilës janë ndryshuar – kjo është gjë e dobishme për dosjet që janë në përpunim dhe përdoren njëkohësisht nga më shumë se 1 person. (PC World Albanian)

dropbox

Lajmet e fundit>