Lajmet

Dropbox është duke testuar një shërbim online për ruajtjen e shënimeve, Composer

Apr 4 2015
0 Shpërndarje
Dropbox është duke testuar një shërbim online për ruajtjen e shënimeve, Composer

dropbox-biz1

Duket se Dropbox po risjell sërisht në skenë HackPad, shërbimin e dokumenteve që kompania bleu para një viti. Pjesë e startupi-t Y Combinator, Composer është ndërtuar me qëllimin për tu bërë një vegël popullore me anë të së cilës mund të ruani shënime të shkurtra gjatë konferencave, eventeve të ndryshme, madje dhe në klasë falë dizajnit të thjeshtë, lehtësisë në përdorim dhe funksionimin në kohë reale. Tanimë ky shërbim i ri i cili është tepër i ngjashëm me HackPad është shfaqur në treg.

Ky shërbim si fillim u pikas nga një përdorues i Product Hunt, një uebfaqe ku renditen produktet dhe shërbimet më të mira të internetit që bazohen në votat e komunitetit online. Aplikacion i ri është i vendosur në domeinin dropbox.com dhe emri i tij na bën të mendojmë se bëhet fjalë për një shërbim të ri të kësaj kompanie që është duke u ndërtuar. Për ta aksesuar atë duhet të registroheni me llogarinë që përdorni dhe në Dropbox kështu që Project Composer mund të aksesojë përmbajtjen tuaj. Shumica e përdoruesve deklarojnë se hapat e parë përmbyllen me sukses ndërsa më pas shfaqet një mesazh gabimi.

Composer mund të luajë një rol të rëndësishëm për ata që aktualisht përdorin Dropbox si shërbimin e tyre të preferuar. Do të ishte akoma më shumë e domosdoshme për ata që kërkojnë një mënyrë më të thjeshtë për të ruajtur shënime në Dropbox pa qënë nevoja për ti listuar ato diku tjetër. Ky shërbim i ri gjithashtu konkretizon planet e Dropbox për të lëvizur drejt hapsirës të bashkëveprimit online. Dropbox refuzoi të komentonte mbi këtë projekt të ri por deklaroi se shumë shpejt do të kishte informacione të reja mbi këtë produkt. (PC World Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>