Lajmet

Dropbox është partneri më i ri i Microsoft

Nov 5 2014
0 Shpërndarje
Dropbox është partneri më i ri i Microsoft

Dje Microsoft dhe Dropbox lajmëruan për një marrëveshje bashkëpunimi mes këtyre dy kompanive, e cila është cilësuar sekrete në një fare pike pasi shumë pak detaje u publikuan. Tashmë Microsoft Office do të ketë mbështetjen e Dropbox. Ky lajm erdhi pasi një firmë tjetër e ruajtjes së të dhënave, Box vendosi partneritet me Office 365 dhe OneDrive përmirësoi produktin e saj me hapësirë të palimituar.dropbox 3

Kjo marrëveshje bazohet në 4 pika kryesore; editim i shpejtë i dokumenteve në Dropbox përmes Office, aksesim i dokumenteve në Dropbox nga aplikacionet Office, shpërndarja e lidhjeve të Dropbox në Office dhe krijimi i aplikacionit të veçantë Dropbox për ofertat e Microsoft për smartfonët. Dropbox aktualisht është kthyer në një kompani të fuqishme e cila numëron më shumë se 80.000 biznese që paguajnë dhe më qindra milionë përdorues individual.

Asnjëra nga kompanitë nuk pranoi të komentonte rreth këtij partneriteti të ri ndaj nuk dihet akoma se kush kompani do të paguajë kë dhe sa është kjo shumë. Ekzistojnë gjithashtu dhe disa fjalë që pohojnë se Microsoft do të blejë Dropbox, por këto nuk janë ende të vërtetuara. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>