Biznes

Dropbox kërkon 250 milionë $ financime

Nov 19 2013
0 Shpërndarje
Dropbox kërkon 250 milionë $ financime

DropboxSipas Bloomberg Businessweek, Dropbox shpreson të marrë 250 milionë dollarë gjatë javëve të ardhshme si pjesë e rundit të vet më të fundit të përpjekjeve për financim kapital.

Kjo shifër e lartë në fakt përkon me sasinë e përgjithshme që Dropbox ka marrë që kur u lëshua pesë vite më parë.

Por edhe vetë dalja në skenë e shërbimit Dropbox kërkon të vlerësohet më tepër, ku sipas një raporti, që tregon për rritjen e madhe, ekzekutivët janë duke e vlerësuar ndërmarrjen me vlerë më të lartë se 8 miliardë dollarë.

Dropbox tani ka më tepër se 200 milionë përdorues dhe ka dyfishuar bazën e vet të përdoruesve vetëm në një vit. Shërbimi për ngarkesë në cloud është duke bërë një shtytje më të madhe se sa kurdo herë më parë për të tërhequr konsumatorët e bizneseve.

Tashmë duke mbështetur 4 milionë konsumatorë të ndërmarrjeve, Dropbox ka ripaketuar ofertat e veta për biznese javën e kaluar, duke e bërë më të lehtë për të ndarë punën dhe llogaritë personale.

Dhe nuk ka indikacion që ndërmarrja ka plane për t’u ndalur edhe për një kohë: Shefi ekzekutiv Drew Houston së fundi thumboi, duke thënë që: “Ne kemi shumë gjëra duke përgatitur”. (PCWorld Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>