Lajmet

Dropbox lançon dy ndërfaqe të reja sinkronizimi dhe përpunimi të të dhënave

Jul 10 2013
0 Shpërndarje
Dropbox lançon dy ndërfaqe të reja sinkronizimi dhe përpunimi të të dhënave

Dropbox lançoi dy ndërfaqe të fuqishme të reja për sinkronizim dhe shikim të të dhënave brenda aplikacioneve që do ti ndihmojë kompanitë të zgjerohen përtej skedarëve tradicionalë të ruajtjes.

Ndërfaqja API të ruajtjes së të dhënave mund të ruajë çdo lloj të dhëne të strukturuar për aplikacionin. Ajo i lejon zhvilluesit të mbrojnë të dhënat e përdoruesve të tyre kur ata mund të bëjnë ndryshime ofline.

Është esenciale për një ndërfaqe sinkronizimi , që i lejon zhvilluesit të ruajnë kontaktet e përdoruesve dhe informacione të tjera nga pajisje apo platforma të tjera qoftë online qoftë ofline.

Ndërfaqja API e Drop-Ins, i lejon zhvilluesit ti vendosin skedarët nga Dropbox-i i përdoruesit për shfaqe brenda aplikacionit. Kjo do të thotë se ti mund të sigurohesh se asnjëherë nuk ke për ta humbur dokumentin e fundit të shuar të aplikacionit dhe mund ti aksesosh fotot e ruajtura në cloud (re) nga çdo aplikacion.

Qëllimi është ti japësh zhvilluesve një suport për të gjitha platformat me qëllim që përdoruesit nuk do ti duhet të përdorin ndërfaqe të ndryshme për integrime të ndryshme. Kombinimi i të dyja API-ve të reja ilustron përpjekjen e kompanisë për ti dhënë zhvilluesve një mënyrë për të përdorur ambientet fundore për të lëvizur dhe sinkronizuar të dhëna midis platformave dhe pajisjeve të ndryshme.

Me sistemin e tij të skedarëve, kjo lëvizje i jep Dropbox një mënyrë që zhvilluesit ti japin përdoruesve një akses më të thellë në llogaritë e tyre. (PCWorld Albanian)

dropbox

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>