Biznes

Dropbox lançon shërbimin e ri për biznese

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
Dropbox lançon shërbimin e ri për biznese

Ofruesi i shërbimit ruajtje në re (cloud) Dropbox prezantoi të mërkurën Dropbox për Biznese, një version i orientuar i shërbimit me një karakteristikë të veçantë: një fillim i vetëm (SSO).

Dropbox i lejon përdoruesit të arkivojnë, ndajnë edhe të aksesojnë dokumente midis pajisjeve të ndryshme: si laptop, kompjuterë desktop, smartfonë etj.

Dropbox-i i ri për biznese është aktualisht një version i Dropbox për Grupe i lançuar në vitin 2011. Çmimet priten të fillojnë nga një 795 $ për vit duke filluar nga 5 përdorues, por tani mund të marrësh sa hapësirë të duash.

Në shkurt, kompania nxori një konsolë administratori dhe kontrolle të ndarjes për shërbimin. Sipas Anand Subramani të Dropbox shërbimi i ri SSO “punon nga mbrapa duke i lejuar përdoruesit të hyjnë vetëm njëherë në ofruesin qendror të identitetit, si Active Directory, dhe në mënyrë të sigurt i aksesojnë të gjitha aplikacionet e tyre të biznesit si Dropbox.

Me shërbimin SSO, kompanitë mund të vendosin ofruesin e tyre aktual të besueshëm përgjegjës të proceseve të autentifikimit. ” Ajo gjithashtu i jep menaxherëve të IT kontroll të lartë mbi autentifikimin e përdoruesve dhe menaxhimin e tyre. Edhe për përdoruesit fundorë, SSO do të thotë më pak fjalëkalime dhe një hap më pak për tu lidhur me llogarinë e Dropbox.

Dropbox ka partneritet me një grup ofrues të identitetit, duke përfshirë Ping Identity, Okta, OneLogin dhe Symplified.

Sistemi SSO përfshin standardet e industrisë SAML dhe e vendos Dropbox në pozicione konkurrimi me shërbimet “re” si Box dhe Google Drive, të dyja e ofrojnë SSO.

Sipas Subramani ky funksion i ri do fillojë t’iu jepet përdoruesve nga muaji i ardhshëm. (PCWorld Albanian)

dopbox

Lajmet e fundit>