Lajmet

Dropbox lidhet me TigerText

Jul 16 2012
0 Shpërndarje
Dropbox lidhet me TigerText

Shërbimi për dërgim të sigurt të porosive, TigerText, njoftoi rreth ndërlidhjes së API-së me Dropbox që do t’jua mundësoj përdoruesve të dërgojnë dokumente, dhe njëkohësisht do të kenë disa veçori siç janë mundësia për të thirrur sërish një ngarkesë të skedarit në çdo kohë.

Dokumentet do të enkriptohen dhe nuk mund të shkarkohen, kopjohen ose përcillen.

Drejtori dhe bashkëthemeluesi i TigerText, Brad Brooks, tregoi që ndërlidhja shënjestron një varg të gjerë përdoruesish, duke filluar nga personat privat e gjer tek bizneset që kanë nevojë të dërgojnë skedarë të sigurtë.

Brooks sheh një mori të gjerë të aplikacioneve të teknologjisë, nga bartja e skedarëve të besueshëm ligjorë dhe skedarëve mjekësorë deri tek grupet bashkëpunuese në ndërmarrje për shërbime financiare për të dërguar bileta të ngjarjeve me një datë skadimi dhe mundësi për rithirrje.

Ai thotë që një agjensi e madhe në Los Anxheles morri TigerText sepse ata shpenzojnë qindra mijëra dollarë në vit për shërbimet ndërlidhëse që rrugëtojnë përgjatë skriptave.

“Çdokush që dëshiron të jetë në gjendje të shpërndajë dokumente dhe nuk posedon ndonjë platformë të veten, tani mund të kenë një shtojcë për të komunikuar në një mënyrë të sigurtë,” përfundoi Brooks. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>