Lajmet

Dropbox mbyll Hackpad më 19 Korrik, nxit përdoruesit për në aplikacionin Paper

Apr 26 2017
0 Shpërndarje
Pak javë më parë Dropbox filloi të lajmëronte përdoruesit të eksportonin skedarët. Dropbox bleu Hackpad në 2014-ën dhe hapi kodin e tij në 2015-ën. Dropbox mbyll Hackpad më 19 Korrik, nxit përdoruesit për në aplikacionin Paper Photo Source: Dropbox

Shërbimi i shpërndarjes dhe sinkronizimit të skedarëve Dropbox lajmëroi se do të mbyllë Hackpad, aplikacionin e shënimeve, më 19 Korrik.

Pak javë më parë Dropbox filloi të lajmëronte përdoruesit të eksportonin skedarët. Dropbox bleu Hackpad në 2014-ën dhe hapi kodin e tij në 2015-ën.

Megjithatë mbyllja e Hackpad erdhi si rezultat i aplikacionit të ri Paper i cili tashmë nuk është në fazë beta. Dropbox tha se përdoruesit e Hackpad mund të migrojnë dokumentet e tyre në Dropbox Paper përpara datës 19 Korrik.

Nëse përdoruesit nuk duan të vijojnë me Dropbox Paper ata lehtësisht mund ti eksportojnë skedarët. Dropbox Paper ka arritur 100,000 shkarkime në Google Play Store ndërsa vetë Dropbox ka 500 milion përdorues të regjistruar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>