Lajmet

Dropbox për Android sjell veçorinë për ruajtjen e përmbajtjeve në kartën SD

Oct 3 2014
0 Shpërndarje
Dropbox për Android sjell veçorinë për ruajtjen e përmbajtjeve në kartën SD

dropbox-android-save-to-sd-card-100468748-largeNëse dëshironi të kaloni përmbajtjen tuaj në Dropbox për në kartën SD, ose ti mbani në pajisjen tuaj edhe kur nuk keni një lidhje në internet, aplikacioni për Android tashmë mund ta bëjë këtë gjë. Një përditësim në Dropbox për Android shton këtë opsion të cilin kompania e cilëson si një veçori të shumë kërkuar.

Si funksionon? Për të zhvendosur të dhënat mjafton të klikoni butonin “Quick Action” më pas klikoni “More” pastaj “Export” dhe në fund klikoni “Save to Device” duke përzgjedhur kartën SD.

Dropbox thotë se nëse karta SD nuk shfaqet mjafton të përzgjidhni opsionin Save to dhe më pas klikoni Settings dhe Display Advanced Devices. Kompania po ashtu vë në dukje se përditësimi përmirëson mbështetjen për Android L dhe përshpejton kërkimin. Nëse ju jeni regjistruar për të pasur akses në versione të hershme të aplikacionit mund të shkarkoni lehtësisht nga qendra e njoftimeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>