Lajmet

Dropbox për desktop me dizajn të ri

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
Dropbox për desktop me dizajn të ri

dropbox2Shërbimi për ngarkesë në cloud, Dropbox, është duke lëshuar një dizajn të ri për klientin e vet për desktop që ka të bëjë kryesisht me atë që t’i bëjë më të dukshme njoftimet për ndryshimet e skedarëve.

Një risi tjetër është shtimi i mundësisë për shkurtim të lidhjes e cila dërgon tek skedari për shkarkim, shkurtim ky i cili bëhet brenda shërbimit Dropbox.

Dizajni i ri zëvendëson përvojën e kaluar me shiritin e menusë të Dropbox me atë që është si një furnizues me lajme. Ai ndjek skedarët e shtuar ose të ndryshuar në Dropbox-in tuaj, çdo ftesë që keni pranuar për t’i bashkuar folderët e tjerë dhe çdo skedarë të shpërndarë me ju.

Njëra nga arsyet që është bërë ky ndryshim i dizajnit është që të përshpejtohet qasja e përdoruesit tek skedarët e vet.

Lidhur me këtë ndryshim ndërmarrja thotë: “Nëse dikush shpërndan një lidhje me ju, ju mund ta merrni atë menjëherë – drejtpërdrejt nga menuja e Dropbox-it. Ju do të merrni njoftime në kohë reale teksa njerëzit shpërndajnë me ju dhe mund t’i shihni ato më vonë vetëm duke e klikuar ikonën e Dropbox-it.

Winzip 17 shton integrim me shërbimin për cloud, Box

Ju gjithashtu mund të pranoni ose refuzoni ftesat për folderët e shpërndarë drejtpërdrejt nga desktopi juaj.” (PCWorld Albanian)

dropbox

Lajmet e fundit>