Lajmet

Dropbox përmirëson ndarjen e të dhënave dhe direktorive nga ndërfaqja në ueb

Nov 12 2014
0 Shpërndarje
Dropbox përmirëson ndarjen e të dhënave dhe direktorive nga ndërfaqja në ueb

share-a-folder2Ndarja e të dhënave dhe direktorive në Dropbox përmes ndërfaqes së uebit ka qenë diçka mjaft “tunduese”. Ju duhet të përzgjidhni një direktori më pas të navigonit në krye të listës për të klikuar “Share” (butoni që bën të mundur ndarjen). Ose mjafton të klikoni me të djathtën nga menuja dhe të përzgjidhni opsionin “Share”.

Sikur të kishim një buton të vetëm! Atëherë kemi lajme të mira sepse tashmë e kemi një të tillë. Dropbox prezantoi një buton të ri për ndarjen e të dhënave për ndërfaqen në ueb. Tashmë mjafton të poziciononi shigjetën e mausit mbi një të dhënë ose folder dhe butoni “share” për ndarjen e tyre do të shfaqet automatikisht. Po nga ai buton ju gjithashtu do të jeni në gjendje të ftoni miq për të bashkëpunuar në një të dhënë të ndarë ose të dërgoni edhe një lidhje që ofron vetëm pamjen e të dhënave. (PCWorld Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>