Lajmet

Dropbox prezanton ndërfaqen e re Sync API për iOS edhe Android

Feb 8 2013
0 Shpërndarje
Dropbox prezanton ndërfaqen e re Sync API për iOS edhe Android

Ndërfaqja e re do të përgjysmojë kohën e zhvillimit të aplikacioneve mobile.

Dropbox prezantoi këtë javë një API të ri sinkronizimi për iOS edhe Android. Kjo i ofron zhvilluesve një biblitekë të re kodesh për ti ndihmuar ata në krijimin e aplikimeve mobile. Duke filluar nga 6 shkurt kjo API është në dispozicion për zhvilluesit tek faqja e zhvilluesve të Dropbox.

Sipas Dropbox, API kujdeset për të gjithë kompleksitetin që haset ne cache, sinkronizim dhe punën jashtë rrjeti, duke lejuar zhvilluesit të përqëndrohen në krijimin e aplikimeve mobile cilësore. Sipas blogut të zhvilluesit të DropBox, Brian Smith, disa cilësi të rëndësishme të Sync API përfshijnë funksionalitetin “built-in”, mjetin ”shkruaj lokalisht, sinkronizo botërisht” dhe aftësinë për të zhvilluar ofline deri sa ato të dalin online të sinkronizuara.

Funksionaliteti i ri “Built-in” i lejon aplikimet të punojnë me Dropbox njësoj si të ishte një skedar lokal i sistemit të pajisjes mobile. I mundëson zhvilluesve përfshirjen e një prej cilësive më të njohura në Dropbox – Sinkronizimin – në aplikimet e tyre, dhe kujdeset gjithashtu për proceset e cache, deklaron Dropbox.

“Aftësia për të shkruar në nivel lokal dhe sinkronizimi global” i lejon zhvilluesit të listojnë përmbajtjen e një dosje, apo të ndryshojnë, fshijnë dhe krijojnë skedarë dhe dosje në nivel lokal në një kohë të shkurtër dhe të shohin rezultatet menjëherë.

10 bazat e të dhënave më të dobishme në cloud

API Sync trajton proceset e cache, rishikimin e ngarkimeve dhe shkarkimeve, dhe shpejton zbulimin e ndryshimeve, duke i lënë zhvilluesve një pamje të thjeshtë të dosjeve dhe skedarëve, sipas Dropbox.

Sipas blogut të Smith, disa zhvillues kanë filluar tashmë ndërtimin me API-n e ri, duke përfshirë Chris Cox, zhvilluesi i Note Squarespace. (PCWorld Albanian)

Dropbox

Lajmet e fundit>