Lajmet

Dropbox publikon aplikacionin zyrtar për Windows Phone

Jan 22 2015
0 Shpërndarje
Dropbox publikon aplikacionin zyrtar për Windows Phone

DSCF1013.0.0Windows Phone, siç të gjithë e dimë, nuk e ka të gjatë sepse së shpejti do të zëvendësohet nga Windows 10 dhe strategjia e saj me aplikacionet universale. Por një nga hendeqet më të rëndësishme në librarinë e aplikacioneve të Windows Phone sapo është mbyllur me lançimin e një aplikacioni zyrtar Dropbox. Ndërkohë aplikacioni në Windows Store për tabletët dhe kompjuterat është përmirësuar goxha në ndërfaqe.

Aplikacioni i kompanisë së shërbimeve cloud mbërrin pak kohë pas bashkëpunimit të njoftuar me Microsoft. Edhe pse disa aplikacione nga palë të treta të Dropbox kanë ekzistuar në dyqanin e aplikacioneve, besojme se është diçka frytëdhënese të shohim një aplikacion legjitim duke pasur në konsideratë edhe rëndësinë kritike të të dhënave që ruajmë në cloud. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>