Lajmet

Dropbox rilançon shërbimin e dedikuar ndaj bizneseve

Nov 15 2013
0 Shpërndarje
Dropbox rilançon shërbimin e dedikuar ndaj bizneseve

mobileDropbox ka rindërtuar shërbimin e ofruar për bizneset për të lehtësuar menaxhimin e dokumenteve personale dhe ato të punës.

Shërbimi i ri i këtij biznesi do të lejojë përdoruesit e Dropbox for Business të vendosin dokumentet e tyre personale dhe ato të punës në nënndarje të ndryshme brenda të njëjtës faqe pa qenë e nevojshme që ato të hapen në dritare të ndryshme.

Konsumatorët do të kenë mundësi të përdorin versionin beta të këtij klienti në përfundim të muajit nëntor.

Përdoruesit do të kenë mundësi të krijojnë nga një llogari të veçantë për secilën ndarje të dokumenteve në mënyrë që materialet private të mos përfshihen tek ajo pjesë që ndahet me kolegët e kompanisë.

Për shembull ngarkimet e fotove nga një aplikacion mobil ruhen automatikisht në llogarinë personale.

Sipas Dropbox, përdorimi i dy llogarive të veçanta do të jetë njëlloj sikur përdoruesi të vendosë çelësat e shtëpisë dhe çelësin e zyrës së punës në të njëjtën varëse çelësash.

Këto dy llogari do të shfaqen si dy faqe (tabs) të veçanta kur të kryhet logimi nga çdo lloj pajisje në mënyrë të tillë që të kalohet lehtësisht nga njëra llogari në tjetrën.

Pavarësisht se Dropbox është fokusuar më tepër në produktin e dedikuar konsumatorëve të thjeshtë, shërbimi ka mundur të tërheqë më tepër se 4 milion biznese përfshirë këtu 97% të top listës së 500 bizneseve më të suksesshëm të publikuara në revistën Fortune.

Në total kompania disponon plot 200 milion përdorues. (PCWorld Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>