Lajmet

Dropbox sjell ndryshime të mëdha për iOS 7

Nov 22 2013
0 Shpërndarje
Dropbox sjell ndryshime të mëdha për iOS 7

dropboxDropbox ka qenë njëri nga aplikacionet më të mëdha që ka marrë një rifreskim në linjën e stilit të ri visual për iOS 7 të Apple.

Së pari siç ishte treguar në fillim kur Dropbox lajmëroi për mbërritjen e disa veçorive të përqendruara për biznese, versioni 3.0 sjell një dizajn më të pastër, ikonë të re të kaltër në të bardhë dhe një ndërfaqe të përmirësuar për iPad që iu mundëson që me lehtësi të kaloni nga forma në ekran të plotë dhe të dilni nga ajo me një prekje të vetme.

Aplikacioni po ashtu mbështet veçoritë e iOS 7 si AirDrop dhe Dropbox premton përmirësime të mëdha në shpejtësi për shikim të fotografive dhe lëshim të videove. Ai është që tani në dispozicion në App Store. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>