Analiza

Dropbox tani ka 300 milionë përdorues

May 29 2014
0 Shpërndarje
Dropbox tani ka 300 milionë përdorues

dropbox_android_2-786x305Dropbox gjatë ditës së mërkurë lajmëroi që ka arritur të ketë 300 milionë përdorues, duke shtuar 100 milionë të tillë në vetëm gjashtë muajt e fundit, pasi që në nëntor të vitit 2013 kishte 200 milionë. Shërbimit për shpërndarje të skedarëve më parë iu desh një vit i tërë që të shtonte 100 milionë përdorues, nga nëntori i vitit 2012.

Rritja e numrit të përdoruesve do të mund të ishte pjesërisht për shkak të përqendrimit të ndryshuar të Dropbox-it në përsosje dhe lëshim të shërbimeve shtesë. Muajin e kaluar, kompania e vuri në dispozicion shërbimin e vet të përqendruar në biznes në gatishmëri për të gjithë përdoruesit e korporatave.

Dropbox po ashtu së fundi lajmëroi për galerinë për fotografi dhe video përgjatë pajisjeve të ndryshme Carousel, me të cilën përpiqet ta bëjë më të përshtatshëm për përdoruesit që e përdorin Dropbox-in për fotografi në vend të dokumenteve. Deri tani, kjo kompani ka blerë edhe nismën për fotografi Bubbli, që është e njohur për teknologjinë e vet të përgatitjes së fotografive në 3D. (PCWorld Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>