Dropbox tani vjen i instaluar në një pjesë të pajisjeve Android në Evropë

Jul 16 2014
0 Shpërndarje
Dropbox tani vjen i instaluar në një pjesë të pajisjeve Android në Evropë

DT-with-DropboxDropbox ka lajmëruar një bashkëpunim me Deutsche Telekom për të cilin thotë që do ta sjell shërbimin e vet tek “miliona” konsumatorë të operatorit evropian. Deutsche do të sjell të instaluar aplikacionin Dropbox në “shumicën” e pajisjeve me Android që i shet përgjatë Evropës Qendrore dhe Lindore, duke filluar nga muaji tetor i këtij viti.

Për të thotë që do të ndihmojë po ashtu konsumatorët në pajisjet iOS për ta njohur shërbimin e ngarkesës së bazuar në cloud, ndonëse nuk është e qartë nëse këto përpjekje do të zgjerohen përtej një shtytje marketingu dhe të komunikimit.

Deutsche ka mbi 140 milionë abonentë përgjatë 14 tregjeve në Evropë, kështu që marrëveshja është e sigurt që do t’i sjellë më tepër përdorues shërbimit Dropbox në këtë pjesë të botës. Por kjo nuk është e tëra: Dropobx, që ka mbi 300 milionë përdorues të regjistruar, thotë që ne mund të presim një tjetër lajm nga dy kompanitë në muajt e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>