Lajmet

Dropbox do të heqë skedarët publik në 2017

Dec 19 2016
0 Shpërndarje
Dropbox do të heqë skedarët publik në 2017

dropbox_mobile_app_1481893862214Dropbox ka filluar të dërgojë e-mail tek përdoruesit duke i informuar rreth një ndryshimi në skedarët e tyre publik, të cilët së shpejti do të bëhen privat. Me ndryshimin e ri,  skedarët publik të në Dropbox do të bëhen privat dhe lidhjet me to do të çaktivizohen. Shërbimi i mbajtjes së skedarëve tha se skedarët do të mbesin dhe se nuk do të fshihen.

“Ne gjithmonë kemi punuar që të përmirësojmë eksperiencën e shpërndarjes me anë të Dropbox. Skedarët publik u prezantuan si një mënyrë për të shpërndarë, dhe që atëherë, ne kemi ndërtuar mënyra më të mira që ju të shpërndani në mënyrë të sigurte dhe të punoni së bashku me grupin tuaj. Si rezultat, ne së shpejti do të përfundojmë këtë mbështetje për skedarë publik në Dropbox,” tha skuadra e Dropbox në e-mail.

Kompania ka deklaruar se përdoruesit bazë të Dropbox do të jenë të aftë që të përdorin skedarët publik deri me  15 mars, 2017. Pas kësaj date, skedarët publik do të bëhen privat automatikisht.

Dropbox javën e kaluar prezantoi një funksionalitet të ri që i lejon përdoruesit që të ruajnë dosje për shikim offline në një pajisje mobile. Ky funksionalitet krejtësisht i ri ishte i gatshëm për përdoruesit e versioneve më të fundit të  Dropbox Pro, Dropbox Bussiness, Dropbox Enterprise në Android. Kompania premtoi se funksionaliteti offline do të arrinte edhe në pajisjet  iOS vitin tjetër. Dropbox dhe konkurrentët e tyre, si Microsoft OneDrive, e kanë ofruar më parë funksionalitetin offline për skedarë, megjithatë, kompania tha se është shërbimi i parë madhor që ofron një funksionalitet offline për dosje të tëra. (PCWorld Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>