Harduer

Dual Core vs Quad Core

Jul 13 2012
0 Shpërndarje
Dual Core vs Quad Core

Procesorët me shumë bërthama u prezantuan në platformën PC për herë të parë në vitin 2005. Edhe pse Intel ka pjesën më të madhe të modeleve x86/x86-64, AMD i’a kaloi duke nxjerrë Opteron Dual Core në prill të 2005.

Intel Pentium D doli më vonë në maj të 2005. Desktopët dhe laptopët quad core u pasuan disa vite më vonë, ku edhe më vonë dolën six core apo hexa core. Procesorët me 6 bërthama apo më shumë gjenden në pajisjet e teknologjisë së fundit, si psh. procesorë me 8 bërthama janë një gjë e zakonshme tek serverët, si dhe gjithashtu procesorët grafikë të Nvidias që kanë qindra bërthama. Tani shtrohet pyetja, duhet të blini dual core apo quad core për kompjuterin tuaj të ardhshëm?

Çfarë bënë

Posedimi i një procesori me shumë bërthama do të thotë si ai mund të punojë në më shumë procese njëkohësisht, ose që mund të punojë mbi një problem në mënyrë më të mirë nëqoftëse programi është i ndërtuar në atë mënyrë.

Nëqoftëse jeni në internet, duke kontrolluar email vazhdimisht si dhe duke llogaritur 20 mijë qeli në skedarin tuaj excel të në të njëjtën kohë, atëherë posedimi i procesorit me shumë bërthama do të thotë që secila bërthamë të merret më një problem të ndryshëm. Kur keni një proces të vetëm, procesorët e shumtë ju ndihmojnë duke e thyer këtë proces në pjesë më të vogla paralelisht, kështuqë do ta kryeni punën më shpejtë.

Më shumë bërthama apo orë më të shpejtë?

Në jetën e përditshme duket sikur një dual core është më i shpejtë se një quad core. Por në fakt e vërteta është se quad core do ju tregojë fuqinë e saj të vërtetë në një punë më të lodhshme që kërkon më shumë fuqi, si psh. projekte shkencore.

Procesori 3.1GHz i3-2100 (dual core) në testin PCMark7 morri 2639 pikë kurse në CineBench R11.5 (Një test 3D) morri vetëm 2.99 pikë. Nga ana tjetër një 2.7GHz cire i5-2500s (quad core) shënoi 2190 pikë në PCMark7, por një rezultash shumë të lartë në CineBench, 4.45 pikë. Shpejtëësia e madhe që ka dhe bërthamat shtesë ndihmuan sistemin të kishte një performansë më të lartë. Në punë të përditshme gjithsesi ato janë pothuajse njësoj.

Përfundimi

Kur blini një kompjuter të ri, në radhë të parë zgjidhni një që mund t’jua mbajë xhepi. Mundeni gjithmonë të bëni azhurnime të mëtejshme në të ardhmen pa problem kur e ndjeni që kompjuteri po ngadalësohet.

Gjithsesi azhurnimi i një procesori nuk këshillohet, vetëm nëqoftëse keni qejf të merreni me heqjen e ftohëseve, apo edhe vënien e pastave të procesorit. Kështuqë duhet ta zgjidhni në saj të punës që ju kryeni ditë për ditë.

Nëqoftëse jeni tip që mbani shumë aplikacione hapur njëherëshi si mail, Twitter, Photoshop etj. atëhere ju duhet një quad core. Nga ana tjetër nëqoftëse jeni nga ata tipa që e përdorni kompjuterin thjesht për internet apo funskionet bazë, atëhere nuk keni pse të shpenzoni aq shumë, dhe mund të mjaftoheni me një dual core. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>