Blog

Dubai hedh në qarkullim një makinë policie autonome

Jun 30 2017
0 Shpërndarje
Roboti i njohur me emrin O-R3, është zhvilluar nga startupi OTSAW në Singapor. Ai nuk do të zëvendësojë njerëzit por mund të kryejë patrullime dhe të mbikëqyrë. Dubai hedh në qarkullim një makinë policie autonome

Nga një shkretëtirë në një oaz, Dubai me të vërtetë ngelet vendi i mrekullive. Policia lokale prezantoi ditën e sotme makinën e parë autonome të policisë e cila do të patrullojë rrugët e qytetit të Gjirit.

Makina vjen pak javë pasi autoritetet lokale “rekrutuan” policin e parë robot. Makinat e para të patrullimit do të dalin në qarkullim në fund të këtij viti ndërsa brenda 2030-ës ato do të përbëjnë 1/4 e makinave të policisë.

Makina me sistem vetëdrejtimi ka kamera me kënd 360 gradëshe dhe mund të programohet për të patrulluar hapësira të caktuara.

Përmes skanerave biometrikë, mund të kërkojë për të dyshuar e madje të lançojë edhe një minidron si masë paraprake për të ndjekur të dyshuarit në rast arratisje.

Roboti i njohur me emrin O-R3, është zhvilluar nga startupi OTSAW në Singapor. Ai nuk do të zëvendësojë njerëzit por mund të kryejë patrullime të thjeshta dhe të mbikëqyrë.

Në ditët e para të Qershorit Policia e Dubait prezantoi oficerin robot. Ai do të vendoset pranë pikave turistike dhe të transmetojë imazhe live tek dhomat e operimit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>