Lajmet

DuckDuckGo, alternativë për makinën e nënkuptuar të kërkimit në iOS 8 dhe OS X Yosemite

Jun 5 2014
0 Shpërndarje
DuckDuckGo, alternativë për makinën e nënkuptuar të kërkimit në iOS 8 dhe OS X Yosemite

ios-8-hidden-features-slide1Me lajmërimin e iOS 8 dhe Mac OS X Yosemite, Apple ka paraqitur një tjetër opsion për të zgjedhur shërbimin tuaj të nënkuptuar të kërkimit në ueb. Përgjatë Google, Yahoo dhe Bing, tani keni mundësinë që të zgjidhni makinën e kërkimit e cila ruan privatësinë tuaj, DuckDuckGo.

DuckDuckGo është makinë jo edhe aq e famshme në krahasim me opsionet e tjera në këtë menu, por që fare thjesht mund të zgjidhet nga ata që duan që ta bëjnë kërkimin në internet në formë anonime. Derisa kjo lëvizje nga Apple do të mund të interpretohej si një lëvizje drejt plotësimit të kërkesave për respektim të privatësisë së përdoruesve, ajo do të mund të ishte edhe rezultat i tensioneve në rritje mes Apple dhe Google.

Për ata që nuk e njohin DuckDuckGo, shërbimi thotë që e vendos një kufizim ndaj ndjekjes së përdoruesve që kërkojnë me këtë makinë dhe i ndihmon përdoruesit që t’i mbajnë kërkimet personale më personale. Tani, si pjesë e lajmërimeve për mbërritjen në iOS 8 dhe OS X Yosemite, Apple është duke ia dhënë shërbimit një ulëse në rreshtin para në mënyrë që përdoruesit të mund t’i qasen me lehtësi makinës së kërkimit e cila nuk e bën përcjelljen e përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOSMac
Lajmet e fundit>