Lajmet

Duke filluar nga dita e sotme fotot dhe videot e Google+ do ti gjeni në Google Drive

Mar 31 2015
0 Shpërndarje
Duke filluar nga dita e sotme fotot dhe videot e Google+ do ti gjeni në Google Drive

google-drive-logo_1020.0Duke filluar që nga dita e sotme, Google ka bërë të mundur që përdoruesit të kenë mundësi të shohin fotot dhe videot e Google+ në aplikacionin Google Drive në platformat iOS dhe Android, gjithashtu dhe në versionin ueb. Më përpara e vetmja mënyrë për të parë këto foto dhe video ishte përmes Google+. Fotot dhe videot e ruajtura do të jenë të disponueshme për tu parë në një seksion të veçantë në aplikacionin Google Drive.

Ky ndryshim është cilësuar si pasoja e parë e ndarjes në pjesë që kompania ka aplikuar mbi Google+, e cila filloi më herët gjatë këtij muaji. Shumë përdorues kanë pohuar se pjesa më e mirë e Google+ janë pikërisht veglat e fotove dhe videove që ofrojnë modifikime të cilësisë së lartë. Disponibiliteti i fotove dhe këtyre veglave përkatëse në Google Drive, i cili është shëndrruar në një aplikacion tepër popullor, do ti japë mundësinë përdoruesve të përfitojnë akoma më shumë nga ky sistem cloud. Kjo shtojcë e re është bërë e disponueshme dhe në javët në vazhdim do të jetë pjesë e çdo llogarie në Google Drive. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>