Harduer

Duke shpresuar se koncepti i tastierës e-letër të bëhet një produkt i vërtetë

Feb 3 2013
0 Shpërndarje
Duke shpresuar se koncepti i tastierës e-letër të bëhet një produkt i vërtetë

Ju kujtohet tastiera Optimus Maximus, tastierë me fund të lartë me një LCD nën çdo buton? Dizenjuesit Maxim Mezentsev dhe Aleksander Suhih u përpoqën të përmirësonin këtë koncept dhe dizenjuan tastierën E-inkey koncept.

Kjo tastierë wirelessi ju lejon të ndryshoni lehtësisht atë që shfaqet me shkronja në butona ne përshtatje të asaj çfarë jeni duke bërë, në sajë të vendosjes së një letre të integruar në çdo buton.

Ndërsa tastiera, si e lartpërmendura Optimus Maximus, tashmë mund të ndryshojnë gjendjen e tyre, Maksim dhe Aleksander përdorën letrën për efikasitetin e energjisë. E-letër nuk kërkon energji të vazhdueshme për të ruajtur në butona atë që tregon, ne fakt ajo kërkon energji vetëm kur butonat rifreskohen.

Shoqëruar me dizajn të hollë, kjo duket si një tastierë e mrekullueshme në qoftë se përdorni Photoshop, Microsoft Office, lojra, apo ndonjë aplikacion që të kërkojë përdorimin e shumë shortcut-ve në tastierë.

Kjo mund të jetë një zgjedhje e mirë në qoftë se doni të mësoni tastiera te paraqitura ndryshe, të tilla si Colemak apo Dvorak. Ju, gjithashtu mund të krijoni shortcut-et tuaj në këtë tastierë.

Fatkeqësisht, nuk është ende në dispozicion, por shpresojmë se kjo tastierë mund të bëhet shumë më tepër se kaq në një të ardhme jo shumë të largët. (PCWorld Albanian)

tastier

Tags >

Tastierë
Lajmet e fundit>